Oferta e Haradinajt për PDK-në, reagojnë nga Vetëvendosje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, ia japin votat për postin e presidentit, edhe ai do t’ua kthejë atyre.

“Nëse m’i japin votat për president, ua kthej edhe unë”, ka thënë Haradinaj.

Me ofertën e tij për PDK-në, është tallur Lëvizja Vetëvendosje.

“Nëse s’ua kthen me vota, atëherë ua kthen me naj shpullë si do borxhlinjëve që guxojshin me ia lypë paret”, ka shkruar Avni Zogiani, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje./BS